Monday, May 13, 2024

Ndarja nga jeta e Peles-Ceremonia mortore” “mbreti i futbollit” do të pushojë në varreza vertikale me pamje nga stadiumi

Lexo

Tifozët në kujtim të “O Rey” kanë vendosur buqeta me lule në statujën që ndodhet në stadiumin “Vila Belmiro”

Dëshira e tij do të plotësohet pasi homazhet e fundit do të bëhen pikërisht në fushën ku u kurorëzua si “Mbreti” i lojës më të bukur në Botë.

Ceremonia – Mediat braziliane kanë zbuluar sot se familja e Edson Arantes do Nascimento ka vendosur që të shtyjë për të hënën ditën e homazheve pasi nuk preferon që ceremonia të bie ndesh me një tjetër event të madh që pret Brazilin të dielën kur Lula do të bëjë betimin si President i radhës i shtetit. Familjarët e Pelé kanë vendosur që në barin e stadiumit të Santos-it, “Vila Belmiro”, të nderojnë për herë të fundit “O Rey”-n.

Varrimi – Një ditë më vonë, të martën trupi i Pelé do të digjet në krematoriumin e qendrës mortore “Memorial Necrópole Ecumenica”. Varreza vertikale 850 metra e gjatë do të jetë banesa e fundit e legjendës të futbollit. Ceremonia do të jetë vetëm për familjarët e afërt.

(Memorial Necrópole Ecumênica)

Simbolika – Mësohet se Pele kishte blerë në 2003 katin e nënte të varrezave vertikale në fjalë jo rastësisht. Ai mori këtë kat pasi numri ishte i njëjtë me fanellën që mbante i ati, Dondinho, kur luante futboll. Mësohet se ajo çfarë do të mbetet nga turpi i Pele do të pushojë një herë e mirë në anën ku shikohet stadium i Santos-it, “Vila Belmiro”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img