Fillojnë lëvizjet para të Igli Tares te Milani. Rikthen në pankinë trajnerin e njohur Masimiliano Alegri

Igli Tare, nuk humb kohë. Me të marrë detyrën e drejtorit sportiv të Milanit, ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e skuadrës së re. Dhe, pikë së pari e ka nisur nga pankina duke rikthyer trjnerin Masimiliano Alegri.

Nga sa bëhet e ditur, Tare ka qenë bindës me ofertën që i ka paraqitur Alegrit duke marrë miratimin e trajnerit për rikthimin e madh në pankinën kuqezi.

Siç dihet Alegri ishte në bisedime me Napolin, madje i kishte dhënë fjalën Aurelio De Laurentisit, por oferta e “djallit” kuqezi ka qenë e parefuzueshme.

Sipas medieve italiane Tare i ka ofruar teknikut italian një kontratë 3-vjeçare me një pagë bazë prej 5 milionë eurosh së cilës i shtohen edhe 2 mln euro në formë bonuesh në bazë të arritjeve spportive. Për Alegrin kjo do të jetë hera e dytë që stërvit ekipin e Milanit.

Gjatë eksperiencës së parë Alegri në 178 ndeshje numëron 91 fitore, 49 barazime dhe 38 humbje. “Djalli” kuqezi shënoi 303 gola dhe pësoi 178. Alegri në Milanoi ka fituar edhe një titull kampion (2010-2011) dhe një Superkupë Italie (2011).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu