Pritjes i vjen fundit dhe sot në orën 20:00 në “Air Albania” do të luhet gjysmëfinalja e parë e “Final-Four” përballë njëra-tjetrës do të vihen dy ekipet që kanë bërë historinë në futbollin shqiptarë.
Partizani-Skënderbeu “paralizon” kryeqytetin,teksa mes tyre do të bëjnë llogaritë për titullin kampion. Një duel spektakolar pritet të jetë si në fushën e lojës ashtu edhe në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj.
Për shkak të renditjes skuadra e Orges Shehit do të jetë e favorizuar me barazimin,nëse 90-të minutëshi i lojës nuk nxjerr fitues. Në këto kushte kryeqytetasit do të kalonin në finalen e madhe,ndërsa korccarët duhet të kënaqeshme “pjesmarrjen” që kjo e fundit të mos ndodhë,atëherë ekipit të Ivan Gvozdenoviç i duhet vetëm fitorja për të shpresuar deri në fund të rikthimi te titulli kampion.
Një 90-të minutash i luftuar, ku me interes pritet për të mësuar se cila do të jetë skuadra e parë që do të afrohet më shumë me trofeun.
Fatos LAMAJ