“Final Four”/ Nesër në “Air Albania” luhet gjysmëfinalja e parë Partizani – Skënderbeu

“Final Four” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin ditën e nesërme me takimin e parë gjysmëfinal Partizani-Skënderbeu. Një ndeshje e rëndësisë maksimale pasi nesër në mbrëmje do të përcaktohet edhe ekipi i parë që do të shkojë në finalen e madhe të “Final Four”.

Në stadiumin “Air Albania” pritet një ndeshje e luftuar, teksa Partizani si vendi i dytë pas përfundimit të kampionatit të rregullt vjen me një avantazh shumë të rëndësishëm, pasi mund të sigurojë finalen edhe falë barazimit. Ndërsa Skënderbeut i duhet me patjetër fitorja.

Gjysmëfinalja e parë e “Final Four” Partizani – Skënderbeu, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00.

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00. Ndërsa biletat me çmim promocional shiten vetëm në dy pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu