Friday, September 20, 2024

Finalja e Conference League në Tiranë, Kryeministri Rama, tifo për Romën

Lexo

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Conference League, kur me 25 maj, në orën 21:00, në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar, luhet finalja e madhe, Roma-Feyenoord.

Ndryshe nga herët, ku pasioni i tij është për Juventusin, këtë radhë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të bëjë tifo për Romën. Një gjë të tillë, ai e ka bërë të ditur përmes një interviste dhënë për Tuttosport, ku ndër të tjera, i kërkon ndjesë juventinëveqë këtë herë ka zgjedhur Romën për të bërë tifo.

 “Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian. Kemi një nga stadiumet më të bukur të Europës dhe për ne kjo finale do të jetë një Super Boël i vogël. Nuk jam aspak i shqetësuar për numrin e madh të tifozëve që do të vijnë në Tiranë por kjo do të jetë një risi absolute për vendin tonë. Në aspektin e mikpritjes ne jemi një vend që do të meritonte kualifikimin në Champions League. Jam shumë i kënaqur që Roma është në finale. Që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në të gjitha sportet dhe tani Roma është bërë e veçantë falë Jose Mourinho”, është shrehur ndër të tjera, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img