Tuesday, October 28, 2025

Fitoi 2-1 me Vorën, trajneri i Bylisit Mirel Josa, komenton të qënurit jo aktiv në pankinë: I lashë hapësirën ndihmësve të mi, natyrisht nëpërmjet meje!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të ballshiotëve Mirel Josa foli pas fitores 2 me 1 të Bylisit ndaj Vorës

Problemi me inferioritetin numerik? Ne duhet të shohim fazat e lojës. Fazat e lojës në ndeshjet, qoftë që kanë mbaruar dhe qoftë sot, më vjen keq që mbetemi në inferioritet numerik në një moment kur dhe Vora kishte zhvilluar njëfarë presioni te ne. Ishte karton i kuq i drejtë, e krijuam vetë situatën duke pasur topin në zotërim. Situata po përgjigjet deri diku. Me 10 lojtarë dhe të luajmë njëfarë futbolli, unë isha i kënaqur, pavarësisht se shënuam, edhe me barazimin. Në momentin që skuadra mbeti me 10 lojtarë. Pjesa e dytë për mendimin tim, e pësuam golin në moment shumë të keq për ne. Nuk markuam ashtu si duhet nga topi që erdhi nga krahët. Mund të them që loja mund të kishte shkuar edhe ndryshe.

Ishte i ndërtuar gabim fillimi i lojës apo lojtarët patën presion? Normal që zëvendësimet i bëmë në pjesën përpara, duhet të kemi parasysh që lojtarët kishin lodhje dhe nga ndeshja e kaluar, unë jam shumë dakord që mbaroi loja nga ana taktike, por edhe kur luan me 1 lojtar mangët mund të veprosh taktikisht, por ne duhet ta kishim interpretuar më mirë lojën. Sidomos në qendrën e mesit të fushës, e dimë cilësinë e lojtarëve dhe mënyrën si luan Vora futboll. Ndonjëherë golat dhe mund të mos vijnë, patëm shansin për golin e bukur që shënoi lojtari ynë. Aty u përkujdesëm më tepër, përsa i përket rezultatit.

E mendonit Vorën me kaq pak grintë? Nuk ishte problemi me pak grintë, ka futbollistë që interpretojnë mirë lojën. E kemi parë edhe në Elbasan që e ktheu rezultatin, po me të njëjtën mënyrë. E ktheu me pasime të shkurtëra në mesin e fushës. Sot mund të ndodhte edhe kjo me ne. Pati momente që edhe ne nuk interpretuam ashtu si duhet. Duhet të ishim më të ngjeshur që të lejonim të shkonte topi në krah dhe aty të ishim më të përgjegjshëm, përsa i përket sulmeve të kundërshtarit.

Jo entuziast? “Direktivat iu ishin dhënë lojtarëve, thashë mos të jap njëherë, por të japin direktiva ndihmësit e mi. Nëpërmjet meje sigurisht”, u shpreh Josa për “RTSH”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Egnatia fiton në shtëpi me Teutën, që pëson humbjen e parë në këtë kampionat

Egnatia-Teuta 1-0(Albanese 43’) Egnatia:Dajsinani,Ndreca,Xhemajli,Sota,Fangaj, Ruçi,Fernando,Kryeziu,Albanese,Buriç,Selmani Trajner:Edlir Tetova Teuta:Selmani,Përgjoni,Jazxhi,Maçolli,Vidal,Boçi,Uotlai,Toli,Arifi,Fadairo,Gomes Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi(Fier),Denis Rexha(Tiranë),Emigers Ganxhi,Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Kridens...
- Advertisement -spot_img