Tuesday, December 23, 2025

Fitoi 2-1 ndaj Vorës, tekniku dinamovit Ilir Daja: Paraqitëm një pjesë të parë jo të mirë, u përmirësuam në të dytën. Na ndihmoi edhe fati!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Dinamos Ilir Daja pas fitores 2-1 ndaj Vorës në stadiumin “Air Albania”

“Do ta ndaja ndeshjen në dy pjesë, pa hyrë tek elementët e taktikës. Një trajner nuk hyn në detaje, se nuk mund të paraqesë problematikën në detaje. Nuk bëmë mirë në pjesën e parë, gabuam sidomos me Qardakun dhe Beqjen. Në ato zona kishim lojtarë, por nuk ishin të shkallëzuar, nuk dilnin në goditje nga një linjë e dytë.

Në pjesën e dytë ndryshuam, të dy ndryshuan mënyrën e lojës, kërkuam atë që duhej të bënim në pjesën e parë. Nuk duhet t’i heqim meritat Vorës, që ekipet e forta i ka vënë në vështirësi. Në ndeshjen e fundit pësoi në sekondat e fundit të shtesës. E mira për ne është që ndryshojmë nga pjesa e parë në të dytën. Kthehemi te fitorja dhe na jep besim, se e kishim të vështirë.

Në pjesën e parë Qardaku shkonte lart dhe bëhej gati në një linjë me Vilën dhe Guindon, gjë të cilën nuk e kishim kërkuar. Aty zinte dhe pozicionimin e një lojtari që do merrte atë zonë, si Bregu, Guindo apo tjetër. Qardaku me Beqjen e bënë duke kaluar përpara në linjë, nuk kishim më lojtarë që të ndërronim krahun e lojës. Ndaj largonim topin nga sulmi, nuk ngulëm këmbë në pjesën e dytë. Na ndihmoi edhe fati, se në goditje standard, siç edhe morëm penalltinë, shënuam në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë bëmë mirë.

Vora është ekip që duhet respektuar, ka bërë goxha mirë në këtë sezon të parë të saj në Superiore.

Një defekt tjetër i pjesës së parë ishte që Maliqi dhe Neziri nuk dilnin linjat e kundërshtarit, e merrnin topin në pozicion të ulët, duke qenë që Vora luante me 4-4-2. Nga krahu i majtë zonën e zinte para kohe Qardaku, në pjesën e dytë e korrigjuam dhe bëmë mirë.

A ngrita zërin në pushim? Sigurisht, sepse unë rrallë ndërroj në kohën e pushimit mes pjesëve. E bëra sot, sepse ndoshta, nuk dua t’i justifikoj, nga ngarkesa që kanë pasur, me intensitetin, me ndryshimin e terreneve nga reshjet, pashë që disa lojtarë e kishin marrë shumë lehtë një ndeshje që ishte shumë e vështirë për ne”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img