Monday, November 25, 2024

Fitoi 3 pike te rendesishme ndaj Flamurtarit ne transferte, trajneri dinamovit Dritat Mehmeti pergezon skuadren e tij. Hap perpara drejt Superiores, por asgje nuk ka perfunduar

Lexo

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti ka folur pas sfides Flamurtari-Dinamo. Njeshi i pankines se bluve u shpreh i kenaqur per fitoren pavaresisht polemikave per penalltine. Mehmeti ishte i bindur qe 11-metershi ishte i rregullt.

“Kishte presion psikologjik. Vinim nga nje ndeshje jo e mire me Apolonine. Nuk kishte shume spektakel kishte tension kuptohet presioni për pike. Falenderoj çunat. Vertet qe Flamurtari ka kualitete. Ishte ndeshje e barabarte. Keto ndeshje te tilla ndahen nga situata të veçanta.

Lojtari i Flamurtarit ka nderhyre te topi dhe te kemba, eshte e sakte qe eshte penallti. S’ka pse nderhyn mbrojtesi. Ky eshte mendimi im. Ne ndeshjen me Apolonine me eshte mohuar nje penallti nuk kam reaguar edhe arbitrat jan njerez dhe marrin vendime te rendesishme. Edhe une pretendoj qe me Apolonine kerkoj qe me eshte mohuar nje gol i paster dhe me eshte mohuar nje penallti.

E prita Flamurtarin,godita te pikat e dobeta, e kapa në kundersulm. Flamurtari kerkoi edhe në sulmin ne thellesi. Kjo eshte loja e futbollit. Asgje nuk ka mbaruar.Kemi fituar nje beteje. Në qofte se mendojm se ka mbaruar e kemi gabim. Eshte dinamik e madhe eshte goxha presion. Ishte përballe nje skuader mjaft e mire. Te gjithe lojtaret ishin perfekt. Prodani beri nje ndeshje te mire. U tregua burr se i thash mos mer karton dhe nuk mori.”, ta nder te tjera, tekniku dinamovit, Dritan Mehmeti.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img