Thursday, March 28, 2024

Beteje e zjarrë në Vlorë për një vend në Superiore. Dinamo mund Flamurtarin dhe merr vendin e dytë në renditje

Lexo

Flamurtari-Dinamo  0-1  (Shënues: 82′ Denison (P))

Flamurtari: Kuka,Liçaj,Shkalla,Pjeshka,Qarri,Beqja,Juri,Oliveira,Flores,Fernando,Xhonatan Tranjer: Marcelo Troisi

Dinamo: Krosta,Vokrri,Dikson,Imami,Prodani,Denison,Daja,Lilaj,Allmuça,Ivan,T.Marku Tranjer: Dritan Mehmeti

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi(Fier), Dojando Myftari, Nertil Bregasi(Tirane), Olsion Yzeiraj(Patos)

Delegat:Mario Kertusha(Durres)-Vezhgues:Arjan Mali(Patos)

Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon per javen e 20-te ne Kategorin e Pare. Ka qene nje 11 metersh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi qe ka nxehur gjakrat ne Vlore aty ku ishin afro 4 mije tifoze ne “finalen” e Kategorise se Pare.

Denison per miqte nuk gaboi nga 11 metra duke kaluar miqte ne avantazh pas 82 minutave loje. Fill pas golit, tifozet kan hedhur “lume” shishesh ne fushe teksa ka pasur perplasje mes drejtuesve te dy klubeve ne pankine. Kapiteni i vendasve Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, si edhe drejtori i Dinamos  Ermal Barushi jane nxjerr me karton te kuq. Pas perplasjes sfida u nderpre per 10 minuta per te vijuar me pas me 14 minutat shtese.

Edhe pse dueli vijoi, vendasit nuk munden te barazonin dhe Dinamo merr tri pike me vlere. Fundi i ndeshjes ka qene serish i tensionuar teksa arbitrat jane shoqeruar me forcat e sigurise dhe policise per t’u futur ne dhomat e zhveshjes.

Pas javes se 20-te ne Kategorine e Pare Dinamo me 37 pike mban vendin e dyte nje me pak se Skenderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pike qendron ne vendin e trete.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img