Fitorja e derbit kryeqytetas me rezultatin 0-2 ndaj Partizanit, e ka kënaqur jo pak presidentin e Tiranës, Refik Halili. Por, më shumë se gjithçka, njëshi i klubit kryeqytetas vlerëson atmosferën e kësaj ndeshje dhe nivelin e saj, duke shpresuar dhe besuar se në vazhdim do të ketë edhe ndeshje të tjera të këtij niveli.
“Do Zoti që në Shqipëri të kemi ndeshje të tilla, sepse bukurinë ja japin tifozët ndeshjeve. Merita është e lojtarëve dhe stafit dhe në veçanti tifozëve sepse janë mbështetje e madhe. Unë e kam thënë se kjo skuadër do shënojë më shumë se e vjetshmja. VAR është aty dhe besojmë te vendimet. Kemi lojtarë me kualitet brenda dhe shpresojmë të luajnë sa më mire. Do të kisha dëshirë që ndeshja të ishte e barabartë për sa u përket futbollistëve, pra të mos kishim futbollist të dalë me karton të kuq. Fati e solli që kështu ndodhi, ndoshta ishte kismet edhe për ne që gjëja të shkonte ashtu siç shkoi ndeshja që dhe fituam me rezultatin 2 me 0. Është rezultat shumë i kënaqshëm. Na bën të shikojmë përpara”, tha presidenti i bardhebluve, Refik Halili pas ndeshjes, Partizani-Tirana e luajtur mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.