Fitoi Kupën e Shqipërisë, Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi: Duam edhe Kampionatin!

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ardian Bardhi, pas ndeshjes të Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo, ku blutë fituan me penallti, 4-5

“Emocione pa fund, më shumë se emocione, vuajtje! Vuajtje deri në një pikë që nuk arrij dot ta shpreh.

Dinamos është ndërtuar me një grup çunash të mrekullueshëm, me një profesor, një nga më të mirët që kemi, Ilir Dajën. Dhe po shikojmë më tej, të bëjmë një Dinamo të fortë, si e ka vendin Dinamo.

Me ardhjen e profesor Dajës, Dinamo ka marrë një fytyrë tjetër. Çfarë është e rëndësishme për Dinamon, përtej sakrificave, është meritë e madhe e Dajës. Ai ishte mishelatori kryesor i grupit, shpresojmë të bëjmë më të mirën. Kemi filluar tani rrugëtimin tonë dhe shpresojmë ta çojmë më tej.

Kjo e sotmja ishte një vuajtje që arriti limitin e vet. Eksperienca është diçka. Shpresoj që të marrim edhe “gurin” tjetër që e kemi këto ditë, shpresojmë të na ndihmojë edhe Zoti, se çdo gjë në sport është…

Ne kemi nisur të bëjmë diçka me strukturat, në Arbanë kemi kompleksin tonë, çdo gjë që i nevojitet ekipit. Në sport duhet më shumë, shpresojmë në të ardhmen që të bëjmë gjëra shumë të mira. Dinamo do të mbetet gjithmonë surprizë, edhe pse ka qenë larg shumë kohë”, u shpreh për RTSH pas ndeshjes, presidenti i Dinamo City, Ardian Bardhi.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu