Sunday, October 13, 2024

Fitoi miqësoren me Bullgarinë U-21, trajneri kuqezi Alban Bushi, i kënaqur me skuadrën: Kjo, baza e Shqipërisë U-21, më pëlqeu fryma e skuadrës!

Lexo

Shqipëria U-21 mposhti pasditen e së martes kombëtaren e Bullgarisë U21 në një miqësore të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, e cila përfundoi me rezultatin 3 me 1 në favor të kuqeezinjëve tanë.

Klidman Lilo, Agan Mjaki, Elmando Gjini, Ajdi Dajko, Paulo Buxhelaj, Tim Civeja, Medon Berisha (C), Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi, Arda Kurtulan dhe Arlind Rexhepi, ishin të besuarit e trajnerit Alban Bushi për ta nisur nga minuta e parë.

Golat për skuadrën tonë përfaqësuese U-21 u shënuan nga Stiven Shpendi, Arda Kurtulan dhe Medon Berisha. Në pjesën e dytë, tekniku Bushi bën zëvendësimin e parë në radhët e kuqezinjve, duke futur në lojë portierin Simon Simoni në vend të Klidman Likos. Më pas, vijnë edhe tre zëvendësime të tjera duke hedhur në fushë Steven Balën, Ermis Selimaj dhe Edon Prutin.

Futbollisti i Vllaznisë,  Antonio Delaj futet në fushë në vend të golashënuesit të kësaj sfide, Arda Kurtulan, ndërsa Reild Kurti dhe Stiven Bibo futen në vend të Agon Mjakit dhe Adrion Pajazitit. Sakaq, edhe Gjumsi, Qefalija, e Zuka hyjnë në lojë në vend të Tim Civejës, Elmando Gjinit  dhe Arlind Rexhepit.

Për trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, paraqitja e skuadrës së tij në miqësoren ndaj Bullgarisë U-21 duhet vlerësuar pozitivisht. “Miqësoret janë shumë të rëndësishme, sidomos para ndeshjeve kualifikuese që kemi në shtator me ekipin e Armenisë dhe Rumaninë këtu. Ishte një grup i ri me thënë të drejtën, pasi në krahasim me ndeshjet e kaluara kishim marrë 9 lojtarë të rinj. Nuk dua t’i përmend me emra, i panë të gjithë që ishin 9 të rinj. Ata u përshtatën shumë mirë me ekipin, kjo më pëlqeu.

Një lojtar i Kombëtares kur vjen këtu duhet t’i përshtatet ekipit, sepse është nivel shumë i lartë dhe nuk duhet të marrim lojtarë që duan shumë kohë të përshtaten. Pavarësisht se futbolli do kohën e vet, kur flasim për lojtarë të Kombëtares ata duhet të jenë gati siç ishin këtë herë. Më dhanë përgjigjen e duhur”, tha ndër të tjera, kreu i pankinës së Shqipërisë U21, Alban Bushi.

Në mbyllje, Bushi nënvizoi se baza e kombëtares U21 është pothuajse 99% kjo, por gjithsesi shtoi se “ne skautojmë gjatë gjithë kohës, bëhet një punë shumë e madhe nga ekipi U-15 deri tek ekipi A. Gjatë gjithë kohës jemi në skautim, ata nga Europa ne nga Shqipëria. Kemi informacione për lojtarë dhe mund të afrohen sërish të rinj, sepse kjo është Kombëtare dhe shqiptarë ka në të gjithë botën. Gjithsesi mendoj se bërthama e grupit është kjo”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img