Friday, September 12, 2025

Fitoi ndaj Ilirisë 2-0, trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka: Abuzojmë shumë para portës, por në fund, këto 3 pikë janë shumë të vlefshme

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Ernest Gjoka, pas fitores në shtëpi me Ilirinë

“Jemi ndërtues të një skuadre që nuk duhet të gabojmë. Kemi atë sëmundje që abuzojmë shumë para portës. Në fund të ditës këto 3 pikë shumë të vlefshme, ky kampionat shumë specifik dhe po mësohemi edhe ne me këtë specifikë që kanë këto klube.

Kur në një skuadër krijohen automatizmat, diçka është më e qartë dhe më e qetë. Është kampionat i vështirë, moment që sado duhet që të ruash qetësinë, hy në vorbullën e ndeshjes, presionit dhe acarimit. Kjo ndonjëherë na nxjerrin jashtë detyre, dhe duhet të mësohemi tani. Kjo skuadër duhet të mësohet me realitetin e ri. Ky është realiteti dhe ne duhet të përshtatemi. Për automatizmat kemi kohë që po punojmë.

Është çështje presioni, që nxitohemi. Nuk është “black-out”. Duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me këtë kategori”, u shpreh Gjoka për “RTSH”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img