Prononcimi i trajnerit të Egnatias. Edlir Tetova, pas ndeshjes, Bylis-Egnatia, 0-2
“Ndeshje të lehta nuk ka. Kishim tërheqje sot, kishim përgatitur ndeshjen ndryshe, të prisnim kundërshtarin. Për të stabilizuar 3 javët me barazime. Kishim probleme në pjesën e parë, lart në sulm, kishim nxitim. Pjesën e dytë e kishim në kontroll, në ekuilibër dhe na buzëqesh fitorja.
Tranzicioni pozitiv sot ishte 100%. Të gjithë djemtë kishin dëshirë të fitonin ndeshjen. Mendoj se çunat e kryen marshalla.
Nuk kam menduar fare për ndeshjen e Kupës. Kisha këtë ndeshje, doja të kthehesha te fitorja. Kontigjenti ka 1 javë që është plotësuar, gjërat më të lehta për formacionin. Grupi është i plotë dhe më duhet të zgjedh.
Këto janë kushtet, çdo trajner ka punë për të udhëheq skuadrën. Sinqerisht që nuk më bëri përshtypje(shiu).
Duke ditur që Bylisi luante me mesfushorë qëndrorë si mbrojtës të djathtë, Ujkës i kërkuam gjerësinë. Nuk funksionoi si duhet. Mundësitë ishin, lëvzjet dhe hapësirat i krijuam. Dinim cilësitë e Guindos, që i ka tiparet e ndryshme nga Bakajoko, i dhamë mundësi për hapësirë në mes. Në pjesën e dytë, mendoj se ishin në detyrë të gjithë.
Bylisi i prishi ekuilibrat duke futur numrin 6. Isha i detyruar për të parë manovrën ku shkon topi, i kërkova të jenë poshtë linjës së topit, për të mos dhënë hapësira. Sa i përket Guindos, lojtar me nivel, çdo lojtar i Egnatias është i rëndësishëm në skuadër dhe ka rol specifik”, tha ndër të tjera për RTSH, tekniku i rrogozhinasve, Edlir Tetova.