Thursday, February 6, 2025

Fitoi në transfertë ndaj Dinamos për Kupë, trajneri Gjoka i kënaqur me skuadrën, por mendjen e ka tek Kampionati

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Ernest Gjoka, pas ndeshjues, Dinamo-Skënderbeu, 0-2

“Do më interesonte shumë më shumë trepikëshi i kampionatit që më iku në momentet e fundit. Ndryshimet në ekip? Janë të rëndësishme këto lloj lëvizjesh, mendoj se më e rëndësishme për ne është të gjejmë veten e vazhdojmë për fitore në kampionat, është më e rëndësishme se nuk jemi aty ku duhet me pikët në kampionat.

Dinamo është një kundërshtar i vështirë, sidomos për mbajtjen e topit, është skuadër që i pëlqen qarkullimi, hyn mes linjash dhe e bën të vështirë. Ne si skuadër punuam që t’ia vështirësonim sa më shumë këtë situatë në metrat para portës. Ndeshja e kampionatit ishte thuajse e njëjtë, por na mungonte Bismarku, Rashicën ndoshta e vumë në një pozicion ku nuk i marrim 100%. Sot ishte ishte një situatë tjetër me Bismark dhe këto janë ndryshimet. Sigurisht edhe nga puna e skuadrës.

Rashica është pikë shumë e fortë e Skënderbeut dhe po mundohemi të përgatitim edhe të tjerë se është fakt që do ikë. Por do e shfrytëzojmë maksimalisht sa e kemi. Për momentin e parë, ndoshta kush futet nuk është 100% në funksionin që i jep Rashica skuadrës, por kam besim që me ardhjet e reja, apo edhe Lukas, do të arrijmë me inteligjencë e eksperiencë të mbulojmë këtë mungesë të madhe”, tha Gjoka për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img