Prononcimi i trajnerit të Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, pas ndeshjes, Partizani-Elbasani, 0-1
“Sot ishte ndeshje shumë e vështirë, Partizani ka shumë cilësi brenda skuadrës. Jam shumë i kënaqur me pikë. Akoma jemi në vendin e parë. Sot jam i kënaqur nga 3 gjera, vazhdimësia, cilësia dhe mentaliteti fitues. Janë 3 gjera shumë të rëndësishme për të vazhduar përpara në kampionatin shqiptar.
Sot ishte fitore e besimit. Kemi luajtur 3 ndeshje shumë të vështira me rritëm. Kanë qenë 3 skuadra që kanë luajtur në Europë. Jemi skuadër e mirë e fortë dhe më e qetë. Per objektivat nuk mund të flasim sepse është vetëm java e katërt.
Kam mendim që jemi me mentalitet fitues. Mund të luanim pak më ofensiv, kur ishim me 10 lojtarë, por ndoshta kemi nevojë edhe për pak kohë, por kjo është situata.
Sot ishim përgatitur për tranzicion pozitiv të Partizanit dhe për lojë në ajër. Nuk pati panik, çunat reaguan mirë dhe ia dolëm.
Ideja e fillimit ishte për të bërë presing ultra ofensiv. Partizani është skuadër e fortë, ishte në shtëpinë e vetë. Kishte nevojë për pikë, pas një humbje të vështirë ndaj Vllaznisë. Mund të reagojmë më shpejt dhe më mirë në fillim.
Boriçi është djalë fantastik, lojtar i talentuar. Ishte në fazë shumë mirë, meriton më shumë. Nëse vazhdon kështu do shkojë lartë. Sot ishim prap me 3 mungesa. Nuk është pak për një skuadër.
Kartonat e kuq kanë qenë në rregull. Fati i merituar. Luftojmë për fatin, nuk presim vetëm fatin, është me më të mirin”, u shpreh Gvozdenoviç.


