Erzeni-Tirana 0-2
(Shënues: Kahrimanoviç 54’ humbet penallti/Abazaj(p) 19’, 60-të Jonuzi)
Tirana nuk gabon ndaj Erzenit, me “bardheblutë” që triumfuan 0-2 në “Elbasan Arena” në sfidën e javës së 32-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë foli për kryeqytetasit, që diktuan ritmin që në minutat e para, teksa në minutën e 19-të, Abazaj kaloi në avantazh Tiranën me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe kështu u mbyllën 45 minutat e para.
Fraksioni i dytë nisi shumë mirë për shijakasit, të cilët kërkuan golin e barazimit, por shpërdoruan rastin më të mirë, pasi në minutën e 54-të, Kahrimanoviç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me Kozin që bëri heroin për kryeqytetasit.
Një moment që ndikoi, kjo pasi Tirana reagoi dhe realizoi edhe golin e dytë pas gjashtë minutash me anë të Jonuzit që realizoi nga distanca.
Pavarësisht përpjekjeve,rezultati nuk ndryshoi,me Tiranën që merr fitoren e dytë radhazi dhe momentalisht ngjitet në vendin e katërt me 46 pikë,ndërsa Erzeni mbetet në pozita aspak komode,në vendin e nëntë me 31 pikë.
Fatos LAMAJ