Thursday, May 2, 2024

Mundën Kukësin në transfertë 0-2, Gvozdenoviç: E merituam fitoren, shohim më lart

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes, Kukësi-Skënderbeu 0-2

Për pikët jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur, në pjesën e parë ndoshta Kukësi mund të shënonte gol nga goditja standarte, por sot ishim skuadra më e mirë dhe e merituam fitoren.

“Tani për “Final 4” nuk e di se çfarë mund të them, pas një fitoreje të gjitha skuadrat jemi për “Final 4”, pas një humbje jemi për poshtë, nuk e di ç’të them sepse diferenca është shumë pak. Kundër Erzenit kemi ndeshje të vështirë, ne jemi gati dhe do të luftojmë por nuk mund të themi a jemi për “Final 4” apo për rënie.

Nga fillimi ishim mirë, u futëm me besimin që të fitojmë ndeshjen, e menaxhuam situatën deri në fund. Bravo djemve, ishim të përqendruar dhe ekuilibruar, luajtëm me pasa poshtë, kishim nevojë për këto pikë.

Juri është shumë i rëndësishëm, penalltia që mori ishte shumë e rëndësishme, faleminderit Zotit që e shënuam atë penallti.

Ndoshta Nikaj u mërzit që nuk e gjuajti penalltinë, por më mirë të rrijë i mërzitur sepse Rashica e shënoi atë penallti, dhe kjo ishte e rëndësishme, mund të shënonte edhe ai por kjo është e rëndësishme”,- tha Gvozdenoviç për “MCN”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img