Juventusi shfrytëzoi hapat fals të kundërshtarëve në garën për Ligën e Kampionëve, mposhti 2-0 në shtëpi Genoan dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg vendit të katërt në renditje.
Të besuarit e Spallettit morën kontrollin pas vetëm katër minutave lojë: Bremer gjeti golin e parë nga një goditje këndi, duke e çuar rezultatin 1-0. Ligurianët u përpoqën të reagonin, por në minutën e 17-të McKennie dyfishoi epërsinë.
Në fillim të pjesës së dytë, McKennie iu afrua përsëri shënimit, ashtu si edhe David, i cili goditi shtyllën. De Rossi futi Baldanzi në vend të Messias dhe kuqeblutë u rigjallëruan. Në minutën e 74-të, një penallti u akordua për miqtë, por gjuajtja e Martin u prit nga Di Gregorio.
Juventusi fitoi 2-0 dhe u ngjit në kuotën e 57 pikëve, një pikë pas Comos së vendit të katërt dhe tre pikë përpara Romës. Genoa mbeti 33 pikë.


