Sunday, November 24, 2024

Fitorja e parë pas rikthimit në krye të Dinamos, trajneri Dritan Mehmeti: I kënaqur për 3 pikëshin, por kemi punë shumë për të bërë

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Dritan Mehmeti pas fitores me Skënderbeun, 2-1

“Jam shumë i kënaqur me pikët, por kemi shumë probleme fizik, jo vetëm që kemi luajtur për 3 ditë dy ndeshje të rëndësishme dhe mbas minutës së 70 skuadra ra fizikisht, isha i detyruar të bëja lëvizje, kam punuar në këtë aspekt. E rëndësishme në këtë situatë janë pikët, duhet të jemi cinikë, dhe këto na duhen në këto momente në të cilat ndodhet Dinamo, më ka ardhur keq në dy tre momente se si mbrojmë, kur ishim më mirë pësuam golin. Mungesa gudiabisë dhe largimi i Smaçit ndikuan pavarësisht se nuk janë justifikime. Ne do të mundohemi të punojmë sa më fortë dhe të rritemi sa më shumë por duhet të marrim edhe pikët.

Në pushim të ndeshjes u munnova të jem në bllok të ulët, e kam lexuar skuadrën në aspekt fizik, duke pasur mungesat dhe Lorran e Mijan, janë spostuar për nevojë të skuadrës. Të jem i sinqertë aspekti fizik është faktori kryesor që ne rrezikuam minutat e fundit, por falenderoj skuadrën që u mbrojt mirë në fund.

Për 1 javë nuk mund të bëj mrekulli, nga specialistët e futbollit bie në sy që skuadra bie fizikisht, për 1 javë skam cfarë të rregulloj, ndikoi derbi, tensioni, 25 minuta me 1 lojtar më pak, gjëja e rëndësishme janë 3 pikëkt dhe të rritemi gradualisht.

Trajneri ka një eksperiencë të madhe 9 vjet me Napolin, nuk është lënë të punohet siç duhet, skam ardhur këtu të bëj konflikte, nga statistikat si ka qenë dhe si është skuadra. Dua të punoj fort dhe të mendoj për ndeshjet e ardhshme. Doja të isha në ekuilibër, Prodani është shumë mirë me topin, por unë doja të isha I sigurt dhe Allmuça është më i shpejtë dhe ishte e vetmja zgjidhje që të bëja duke pasur përballë Nikaj dhe Rashicën. Duke mos qenë shumë mirë Prodani në aspektin fizik, unë kështu e gjykoj”, tha për “MCN TV” pas ndeshjes, Dinamo-Skënderbeu, 2-1, trajneri i bluve, Dritani Mehmeti

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img