Wednesday, July 24, 2024

(Video) Humbi 2-1 me Dinamon, trajneri i Skënderbeut, Gvozdenoviç, i pakënaqur me skuadrën e tij

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, pas ndeshjes, Dinamo-Skënderbeu, 2-1

“Ishim naiv, edhe goli i parë, edhe i dytë. I pari ishte nga një krosim 25 metra, jo shumë top i fortë pas shpine, nuk ishim vendosur mirë në zonë, ishim tre lojtarë me një dhe ai përsëri shënoi. Pastaj ishte e vështirë, kur barazuam ishim pak të nervozuar, nuk e kuptoj se pse. Se me 1-1 ishim në rregull. Kur erdhi goli i dytë, ishte e vështirë. Sot mungoi pasi i fundit, mungoi krosimi më i mirë, edhe një sulmues brenda zonës, një lojtar i mirë me kokë se ishim me shumë krosime. Ishim edhe pa fat se kur erdhi një krosim i mirë, ishte Prençi që nuk kapi topin, pak edhe fat. Por nuk mund të them se meritonim humbjen, prapë jemi pa pikë. Në rregull, sulmojmë e luajmë, por në fund jemi sot pa pikë dhe kjo nuk është e mirë.

Ndoshta Frenki mund të marrë më shumë minuta. Sot, ai ishte në fushë 35 minuta bashkë me shtesat, por edhe ai nuk është ende fizikisht 100% gati, vjen pa fazë. Ndoshta mund të bëhet një opsion plus për ne.

Kur nuk shënuam gol, nuk gjetëm opsion të mirë, Por ideja ishte të luajmë nga krahët me Likën dhe Ergin në minutat e fundit, të bëjmë shumë krosime se në zonë kishim Uçe, Frenkin dhe Rashicën. Pastaj ideja e dytë ishte mes linjave, do vinte Rashica. Këto ishin idetë për të shënuar sot por nuk funksionoi mirë”, tha trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç për “MCN” pas ndeshjes, Dinamo-Skënderbeu, 2-1.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, pas ndeshjes, Dinamo-Skënderbeu, 2-1. Java e 11 Superiore

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img