Monday, September 16, 2024

Fitorja e Portugalisë ndaj Hungarisë 3-0 në Euro 2020, flet Eduard Abazi, ish futbollist kampion i Dinamos dhe kombëtares shqiptare, trajner futbolli në Portugali ku jeton prej vitesh

Lexo

Kur punon dhe të gjithë në Federaten portugeze të futbollit kan projektin më serioz në futbollin bashkohor, rezultatet janë patjetër pozitive. Në listat e grupmoshave, ku nga U-17, U-19, U-21 e deri tek Ekipi A, janë zgjedhje definitive dhe pak ndryshime bëjnë.

Ku të gjitha këto gjenerata janë pikasur dhe vendosur njiher dhe gjatë rrugës vetem hyn ndonji që paraqitet më mirë në klube. Ku të gjitha këto ekipet që përmenda më sipër paguhen nga Federata portugueze e futbollit me premiet e prezantimit, stazhit dhe objektivit të kompeticionit që marrin pjesë.

E kjartë që në këto mosha fitojnë, e kjartë që në këto mosha këërkojnë shumë suksesin individualisht dhe të kolektivit. E kjartë që Portugalia, të gjithë të federatës, të gjithë që përmenda më sipër, i intereson vetem suksesi portugez për të GEZUAR. popullin portuguez dhe punojnë vete për këtë ideal.

Ka rezultate jo të mira ndonjiher, por  shum pak. Edhe për 20 vjet Portugalia i ka zgjedhjet e sigurta për të ardhmen, sepse gjeneratat e vogla që po rriten janë me cilësinë e lartë.

Opinion nga Eduard Abazi-Ish futbollist i Dinamos dhe Kombëtares Shqiptare-Trajner në Portugali

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img