Friday, October 17, 2025

Fitorja në transfertë me Serbinë, Presidenti Armand Duka, në “qiellin e shtatë”: Unë do i puthja këmbën çdo njeriu që ndihmon kombëtaren shqiptare

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pas ndeshjes, Serbi-Shqipëri, 0-1

“Jemi në ekzaltimin e festën, nuk mbaj mend e çfarë iu kam thënë. Një rezultat i mirë, sportivisht i domosdoshëm, për të vazhduar ëndrrën tonë. Akoma s’kemi shkuar në gjysëm të rrugës. Kemi të drejtë të festojmë, çunat kanë dhënë maksimumin. Teknikisht ka gjëra për të menduar.

Do të fillojmë të mendojmë për të ardhmen. Ka qenë një organizim fantastik. E kishin me shumë frikë organizimin, i mbështetëm për ndryshimin e vendit. Kjo është një hap pozitiv në historitë negative që janë krijuar në përballjet tona.

Të dyja ndeshjet në Tiranë dhe Elbasan kanë qenë me nota pozitive, organizimi ishte i mirë, pavarësisht se ka gjëra për t’u përmirësuar. Fitore e bukur, bindëse. Ekipi nuk e vuri në dyshim. Nga 85 në 90 ishim ne me topin përpara. E menaxhuan shumë mirë, e luajtën shumë mirë. Fitore e bukur.

Nuk do mendojmë çfarë do bëjmë për të ardhmen. Një skuadër fituese nuk diskutohet, një trajner fitues nuk ndërrohet.

Arbitri i sotëm ishte një nga më të mirët të Europës. Ka arbitruar 3 finale të rëndësishme. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Fatmirësisht nuk gaboi, ishte gjykim korrekt, nuk kishte presion të jashtëzakonshëm.

Unë do i puthja këmbën çdo njeriu që ndihmon kombëtaren shqiptare. Jemini ka vendosur vetë që mos jetë në Federatë. Po, Jemini si Silvinjo, vendos vetë për të ardhmen (qesh), përfundoi Duka.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img