Ballina Futboll FK Kukësi nis merkaton. Drejtori sportiv Fundim Dollaku, Mateus Gama, Paulo Henrike,...

FK Kukësi nis merkaton. Drejtori sportiv Fundim Dollaku, Mateus Gama, Paulo Henrike, Astion Sulçe, Arbër Çyrbja, firmat e para

Klubi i Kukësit ka nisur zyrtarisht ndërhyrjet në merkato pas shlyerjes së detyrimeve financiare që kishin sjellë bllokimin nga FIFA.

Si hap të parë drejtuesit kan emëruar Fundim Dollakun në postin e drejtorit të përgjithshëm,duke plotësuar kështu stafin administrativ.

Paralelisht skuadra verilindore ka prezantuar dy afrimet e reja nga Brazili mesfushorët Mateus Gama dhe Paulo Henrike.

Ndërsa është mundësuar edhe federimi i mbrojtësit Astion Sulçe, i cili ishte pjesë e ekipit prej kohësh.

Para pak minutash ekipi i Kukësit gjithashtu bënë me  dije se është afruar edhe sulmuesi Arbër Çyrbja i cili do të mbroj ngjyrat e Kukësit deri në fund të sezonit aktual.

Këto lëvizje vijnë pas zhbllokimit të sistemit të transferimeve,i cili lejon zyrtarizimin e lojtarëve të rinj.

Kukësi pritet të emëroi së shpejti edhe trajnerin e ri për të pasuar stafin e mëparshëm,teksa synimi kryesor i këtyre ndryshimeve mbetet sigurimi i mbijetesës në Kategorinë e Parë.

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu