Ballina Futboll Flamurtari, përgatitje dhe miqësore në Turqi. Vlonjatët barazojnë me GMG Kastamonuspor të...

Flamurtari, përgatitje dhe miqësore në Turqi. Vlonjatët barazojnë me GMG Kastamonuspor të kategorisë së tretë turke

Flamurtari ka zhvilluar miqësoren e radhës në Bolu të Turqisë, aty ku skuadra vlonjate po zhvillon fazën përgatitore në prag të startit të sezonit të ri.

Vlonjatët kanë barazuar pa gola 0-0 sfidën kundër GMG Kastamonuspor, skuadër që militon në kategorinë e tretë turke.

Kjo ishte miqësorja e tretë që Flamurtari ka zhvilluar në tokën turke. Vlonjatët fituan 1-0 përballë Turan-Tovuz IK, ndërsa barazuan 2-2 përballë Ankara Keciörengücü disa ditë më parë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu