Flamurtari arrin të ruajë kreun e klasifikimit në Kategorinë e Parë pas barazimit 1-1 të arritur në Korçë përballë Skënderbeut. Kuqezinjtë arritën t’u kundërpërgjigjeshin shumë shpejt vendasve që arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 52-të me Temitope. Sapo ndeshja rinisi nga qendra, Erick Flores barazoi rezultatin që nuk ndryshoi më në minutat e mbetura të sfidës.
Një barazim me vlerë për ekipin vlonjat që arrin të mbajë pas një kundërshtar të drejtpërdrejtë si Skënderbeu, por bregdetarët janë barazuar me pikë nga Dinamo (18), e cila një ditë më parë mposhti 2-0 Turbinën.