Friday, April 26, 2024

(Intervista) Trajnerët Memelli dhe Troisi flasin pas ndeshjes Skëndërbeu 1-1 Flamurtari

Lexo

Skënderbeu dhe Flamurtari zhvilluan ndeshjen e javës së 9-të të Kategorisë së Parë. Një sfidë e cila ishte e luftuar përgjatë 90 minutave, e në fund u mbyll në barazim 1-1. Një pikë për të dy ekipet, që vijojnë garën për Superligë.

Në fundin e takimit ishte trajneri Migen Memelli, që foli për mikrofonin e Oversport:

Ndeshja? “Parë nga këndvështrimi sportiv është një ndeshje e mirë. Kishim përballë ekipin që është në krye të renditjes dhe kishim përgatitur ndeshjen në maksimum për një kundërshtarë të denjë. Kishim punuar aq fortë, por në atë pikë u goditëm. Kjo vjen pasi nuk kemi shumë eksperiencë në skuadër. Unë përgëzoj shumë djemt për atë çfarë dhanë”.

Skema? “Vijmë me dy ndeshje mangut. Ne kemi një ndeshje për të zhvilluar me Apoloninë. Na mungon shtatlartësia, kjo që ekipi i Flamurtarit e ka të theksuar. Ne kishim përgatitur shumë pjesën e goditjeve standarte por ja që nuk ishte maskimumi. Nuk duhet ta harrojmë diçka, që ne duhet të ruajmë ekuilibrat në skuadër, dhe duhen lojtarë me eksperincë. Ne na mungon shumë eksperienca por fokusi i ekipit është të mbështetet në lojtarët e rinj, dhe jemi munduar ta ndërthurim këtë pjesë. Flamurtari ka vetëm lojtarë me eksperiencë dhe ka shumë ekip të mirë. Ne donim të thyenim sulmet e tyre, për të mos i lejuar të na sulmonin me topa të gjatë, pasi kanë dhe avanatazhin e shtatëlartësisë. Si Flamurtari dhe Skënderbeu bënë një ndeshje të mirë dhe morën atë që u dha në fushë”.

Liçaj? “Ka bërë një ndeshje shumë mirë dhe pse nuk është në pozicionin e tij, por unë e thashë që ekipi ka performuar mirë i gjithi dhe u jap merita”.

Superliga? “Është një kampionat i gjatë dhe si Flamurtari, Dinamo dhe Korabi është mirë. Pa harruar Besën pasi është dhe ish ekipi i Andit ku ndodhet dhe ish trajneri im.”

Sulmuesit?Pusi është një element i mirë por ne duhet të rregullojmë mesin e fushës”.

Pas ndeshjes, trajneri Troisi foli për Oversport dhe preku këtë çështje.

“Nuk e dinim problemin e Moçkës, ai ishte lojtarë i rëndësishëm për ne. Unë fitova një portier shumë të mirë si Kaloshi që sot zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer. Moçka nuk u tregua profesionist. Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit na la në baltë. Vështirë që ai të rikthehet.”-u shpreh Troisi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img