Flamurtari-Apolonia 1-1(Pedro 45+6/Antoni 84)
Flamurtari:Kuka,Liçaj,Beqja,Ramadani,Vitija,Juri,Oliveira,Fernando,Igor,Ribaj,Pedro Tranjer:Diego Longo
Apolonia:Harizaj,Israel,Repaj,Ndubuisi,Asllanaj,Orelesi,Shanaj,Hebeja,Omeri,Antoni,M.Gjata Tranjer:Veljko Dovedan
Nje ndeshje qe ishte e dyluftuar nga fillimi ne fund, por qe asnjeri prej ekipeve nuk gjeten hapesira ne zonat kundershtare dhe ne fund te pjeses se pare nje aksion model i Flamurtarit do e shikonte kete te fundit ne avantazh. Eshte sulmuesi i ardhur me buje te vlonjatet Pedro Augusto i cili ne hyrje te zones gjuan ne kendin e poshtem te portierit Harizaj duke cuar topin ne rrjete.
Nuk ka me kohe per pjesen e pare dhe po pjesa e dyte shikon Flamurtarin me kerkues dhe serish protagonist Pedro i cili arrin te fitoj nje 11-metersh dhe e mer vet persiper per ta ekzekutuar ndersa goditja e tij con topin jashte kuadratit te portes.
Ne minutat e fundit eshte Apolonia qe mer frenat e lojes ne dore dhe eshte Antoni Umijego i cili gjendet i lire ne zonen vlonjate dhe gjuan tokazi duke mposhtur portierin Kuka. Ne te 87-ten minute eshte protagonist portieri Kuka per mire dhe per keq, pasi fillimisht ne dyluftim me nje nga lojtaret miq portieri shkakton penallti, por gjuajtja e Asllanajt pritet nga vet portieri vlonjat. Mbyllet gjithcka me vlonjatet qe do te presin Korabin me 28 maj ne nje finale plej of.
Fatos LAMAJ