Wednesday, October 30, 2024

Florian Lata, bilbili kryesor në ndeshjen, Kukësi-Vllaznia. Memelli ka gati formacionin anti-Kukësi

Lexo

Arbitrit të kolegjumit të gjyqtarëve të Durrësit, Florian Lata i është beësuar nga sektori i gjykimit në FSHF të gjykojë ndeshjen, Kukësi-Vllaznia, dueli i parë ky për llogari të javës së dhjetë të kategorisë Abissnet Superiore

Ndihmës të durrsakut Lata do të jenë, lezhjani Elvis Gjoka dhe kavajasi Delin Kasa., ndërsa gjyqtar I katërt është tropojani Dorjan Maletaj. Në sistemin VAR është dussaku Andi Koç dhe AVAR, durrsaku Rexhino Mersinasi. Delegat i FSHF-së dhe vëshgues janë përkatësisht tiranasit, Besnik Çela dhe Kridenc Meta.

Sa i përket formacionit, tekniku Migen Memelli ka gati njëmbëdhjetëshin e parë që do të hedhë në fushën e lojës përballë Kukësit, sfidë kjo që nis pas pak, në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 14:00. Në mungesë të mbrojtësit të majtë, Ersin Hakaj që vazhdon të jetë në infermieri, por bazuar edhe në rikthimet e Qarrit, Krymit dhe Smajlit, Memelli ka projektuar këtë formacion: Kristi Qarri në portë, Sala dhe Smajli në dy krahët e  mbrojtë, i pari djathtas dhe i dyti majtas, ndërsa në qëndër, Juriç dhe Stojanoviç.

Mesfusha përbëhet nga Alivoda, Krymi dhe Çeshmedijev, si dhe në vijën e paë sulmuese, Mala djathtas, Gruda majtas dhe kapiteni Bekim Bakaj në majë të sulmit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img