Max Verstappen ka qenë sot autori i xhiros perfekte në Formula 1. Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, piloti holandez i Red Bull ka lënë pas Lando Norris dhe Oscar Piastri-n pasi ishte autor i xhiros më të shpejtë në historinë e Formulës 1.
Falë shpejtësisë mesatare 264.682 km/h ai vendosin kohën 1:18:792 në cirkutin e Monzës, ku nesër do të mbahet edhe gara e Botërorit të 2025-ës. Në fund të kësaj sipërmarrjeje legjendare holandezi komentoi se gjithçka e kishte arritur falë asfaltit të ri të shtruar në pistë dhe rimodelimit të disa kthesave nga ana e zyrtrëve të cirkuitit.