Ndeshje e “çmendur” është konsideruar, ajose së shtunës së kaluar në stadiumin e Laçit, ku Vllaznia fitoi në transfertë me rezultatin 3 me 5, takim ky i vlefshëm për javën e parë të Superiores së futbollit shqiptar. 8 gola, njëri më i bukur se tjetri u shënuan në këtë ndeshje, 5 në portën e Laçit dhe 3 në atë të Vllaznisë. Një rezultat ky që askush nuk mund ta imagjinonte përpara ndeshjes, akoma më shumë kur Vllaznia kishte shtatë vite pa fituar në fushën e vështirë të Laçit.
Por një nga të pranishmit që e ndoqi live ndeshjen Laçi-Vllaznia në tribunën qëndrore të stadiumit të Laçit, i ka rënë në kokë këtij rezultati. Bëhet fjalë për Bardh Maçin, ish arbitrin e futbollit të kolegjumit të Shkodrës, që prej vitesh jeton në Irlandë dhe që për ndeshjen hapëse të kampionatit kishte ardhur enkas në Shqipëri për të ndjekur skuadrën e tij të zemrës, Vllaznia.
Veriu Sport e intervistoi me video Bardh Maçin në pushimin e pjesës së parë kur rezultati ishte i barabartë 3-3, dhe kur pyetet për parashikimin e rezultatit në përfundim të krejt ndeshjes, ai tha se Vllaznia fiton 5 me 3.
V.O…fotoja me rezultatin e paraqitur me të dy duart e tij që ekspozonte shifrat 5 me 3 është fiksuar në mbyllje të ndeshjes, kur Maçi i drejtohet kameras së Veriu Sport duke vënë në dukje se e parashikoi saktë rezultatin e fitores së Vllaznisë. Ndërkohë, në video, mund të ndiqni intervistën e Bardh Maçit dhënë në pushimin e pjesës së parë kur rezultati ishte i barabartë, 3-3.
Për hirë të së vertetës, po në një intervistë me video për Verio Sport, një tjetër tifoz shumë i njohur shkodran, Gëzim Çoçja, në parashikimin e tij dhënë përpara ndeshjes, u shpreh se Vllaznia fiton në këtë ndeshje, 2 me 1.