Dita e mërkurë ka qënë e ngarkuar me një program të ngjeshur për presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi. Krahas angazhimeve, jo të pakta në fushën e biznesit, apo edhe në menaxhimin e klubit kuqeblu, një pjesë të rëndësishme të kësaj dite e ka zënë edhe ditëlindja e 45-të e tij, të cilën e ka festuar me familjen dhe njerëzit e tij më të afërt. Ka qënë kjo arsyeja, që ndryshe nga herët e tjera kur ai e ndjek skuadrën, non stop, në stërvitje dhe ndeshje, njëshi i klubit kuqeblu nuk ka qënë prezent në miqësoren e luajtur pasditen e së mërkurës, mes Vllaznisë B dhe Vllaznisë U21, e mbyllur me fitoren e skuadrës B me rezultatin, 2-1.
“Për presidentin e KF Vllaznia z. Alban Xhaferi dita e sotme është e veçantë.
Ai feston ditëlindjen e -të dhe familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe sa më shumë suksese në krye të futbollit shkodran.
Gëzuar President!”, shkruan zyra e shtypit e klubit kuqeblu në faqen zyrtare të institucionit.