Një atmosferë elektrizuese ka pushtuar kryeqytetin kosovar në prag të ndeshjes së madhe dhe historike, Kosovë-Turqi.
Për të mbështetur kombëtaren e Kosovës në misionin historik që ka marrë përsipër të mund në këtë finale Play-Off kombëtaren e Turqisë dhe të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për finalet Botërorit 2026, në Prishtinë kanë mbërritur edhe shumë tifozë nga Shqipëria.
Mes tyre, ajo që spikat më tepër është grupimi i tifozëve nga Shkodra, foton e të cilën na e dërgon ekskluzivisht për Veriu Sport nga Prishtina, kolegu ynë Brilant Ciroka, i cili ashtu si edhe në ndeshjen e kombëtares kuqezi ndaj Polonisë, edhe sonte është i akredituar me aparatin e tij fotografik në pistën e stadiumit, “Fadil Vokrri”.


