Franca mund Belgjiken 3-2 dhe kualifikohet në finalen e Euro U17 “Shqipëri 2025”

ELBASAN, ALBANIA - MAY 29: Abdoulaye Camara of France celebrates scoring his team's first goal with team mates during the UEFA European Under-17 Championship 2024/25 Semi-Final match between France and Belgium at Elbasan Arena on May 29, 2025 in Elbasan, Albania. (Photo by Ben McShane - Sportsfile/UEFA via Getty Images)

Franca është ekipi i parë finalist i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. “Gjelat” mundën në gjysmëfinale Belgjikën me rezultatin 3-2 dhe siguruan finalen e madhe të 1 qershorit.

Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar dhe ishte Belgjika që krijoi më shumë raste të pastra për shënim.

Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola. Franca mori avantazhin me Abdoulaye Camara në minutën e 42-të, ndërsa në minutat shtesë Belgjika barazoi me anë të një penalltie, që u kthye në gol nga Noah Fernandez. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Francën, që shënoi dy gola të shpejtë me Rudy Matondo dhe Djyilian N’Guessan, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Belgjika rihapi ndeshjen në minutën e 79-të me Axl Ëins, i cili shënoi një eurogol nga goditja e dënimit. Belgët luftuan deri në fund për të barazuar, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 3-2 për Francën.

Ekipi i dytë finalist do të vendoset më vonë në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja e dytë gjysmëfinale Itali–Portugali do të startojë në orën 20:30.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu