Në ndeshjen e javës së 32-të të Serisë A, Napoli nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në shtëpi kundër Frosinones dhe me siguri i tha lamtumirë shpresave të vogla të mbetura për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.
Vendasit kalojnë në epërsi me një gjuajtje të shkëlqyer nga Politano (16′), më pas miqtë humbën një penallti me Soulé (pritet nga Meret) në minutën e 30-të. Turati shpëton disa herë portën e Frosinones dhe në minutën e 50-të Cheddira përfiton nga një gabim i Meret dhe barazon (50′) shifrat 1-1.
Napoli kalon sërish në avantazh me Osimhen (63′), por pak minuta më vonë është sërish Cheddira që shënon me kokë (73′) dhe barazon rezultatin në 2-2.