FSHF hap procesin e rinovimit të licencës UEFA B Fitness, ja data dhe dokumentacioni i nevojshëm

Federata e Futbollit njofton hapjen e procesit të rinovimit të licencës UEFA B Fitness për të gjithë të interesuarit.

Procesi i rinovimit do të zhvillohet më 17 dhjetor 2026, në orën 09:00, pranë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tarifa për rinovimin e licencës UEFA B Fitness është 70 euro dhe pagesa duhet të kryhet paraprakisht në llogarinë bankare të FSHF-së, pranë Credins Bank.

Për t’u regjistruar, të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën e emailit drejtoria.edukimit@fshf.al dokumentacionin e mëposhtëm:

Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
Fotokopje të licencës përkatëse;
Numër kontakti;
Mandatin e pagesës;
Një fotografi.

Të dhënat bankare për kryerjen e pagesës:

Banka: Credins Bank
IBAN: AL21 2121 1009 0000 0000 0207 0732 (EUR)
SWIFT: CDISALTRXXX

FSHF fton të gjithë të interesuarit të kryejnë procedurat e regjistrimit dhe të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar për rinovimin e licencës UEFA B Fitness.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe