Pas edicionit të parë të kursit “UEFA Goalkeeping B”, që rezultoi mjaft i suksesshëm e nga ku u diplomuan plot 30 trajnerë portierësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të këtij kursi. Departamenti i Edukimit në FSHF fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për të qenë pjesëmarrës në kursin e portierëve , që do të nisë më 4 mars 2024.
Kursi do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamëz) dhe do të jetë i ndarë në 5 blloqe dy ditore përgjatë 7 muajve të ardhshëm. Pjesëmarrësit në këtë kurs do të jenë trajnerë portierësh nga klube të ndryshme shqiptare, por edhe disa stafet nga ekipet kombëtare të moshave, të cilët do të kenë mundësi të marrin leksione nga emra shumë të njohur të fushës së trajningut të portierëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.
Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si vijon:
- Diploma e Shkollës së Mesme ;
- Licenca Uefa-C – minimalisht
- Aktivitetin që ju ushtroni ( vërtetim nga ekipi);
- Fotokopje e ID ose e Pasaportës.
- Numër kontakti
Drejtoria Teknike kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë në mënyrë elektronike informacionin e kërkuar përmes postës elektronike në adresën: drejtoria.teknike@fshf.al, si edhe përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 15.02.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen. Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.teknike@fshf.al.
Përmes këtij kursi, synohet jo vetëm forcimi i njohurive të trajnerëve të portierëve, duke i ofruar atyre një platformë edukimi dhe formimi rreth stërvitjes së portierit modern, por edhe të zhvillojnë fokusin në analizën e performancës së portierëve, zhvillimin e të rinjve dhe metodat e stërvitjes konjiktive.
Nëpërmjet ketyre programeve, FSHF gjithashtu synon të nxisë rritjen e numrin të portierëve nëpër akademi dhe klube për të pasur elemente sa më cilësorë në të ardhmen. Portieri është një rol kompleks dhe kërkon vëmendje të veçantë dhe për këtë arsye në, qëllimi i FSHF-së ne te ardhmen me te afert është që të mbështesë akademitë që ta bëjnë rolin e portierit nje prioritet te tyrin.