Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” është rikthyer pas pauzës dimërore me javën e 11-të. Menjëherë është regjistruar një rezultat surprizë në grupin A, teksa kryesuesit e ATS u mundën nga skuadra e PRIMO MFC me rezultatin minimal 0-1.
Në anën tjetër ishte skuadra Dymbëdhjeta që përfitoi nga hapi fals i ATS, teksa mundën me rezultatin e thellë 5-1 skuadrën e MD dhe tani e shohin veten në vendin e dytë me 25 pikë, po aq sa skuadra e IMMI dhe me një pikë më pak se ATS.
Në ndeshjet e tjera të grupit A, skuadrat e Panthers Shkodër, Legjendat, Vila-L, Vatër, Raiffeisen Bank dhe Luminesen fituan në sfidat e tyre.
Në grupin B, Dajti dhe Kastriotët nuk gabuan në javën e 11-të. Skuadra e Dajtit triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Al Ar dhe kryeson e vetme me 30 pikë. Ndërsa Kastriotët fituan 2-0 ndaj Coca Cola Tepelena dhe ndodhen në vendin e dytë me 27 pikë.
Në ndeshjet e tjera të grupit, skuadrat e Antigonean, Friends Team, Confucius dhe Big-Bite fituan në sfidat e tyre, ndërsa u regjistruan edhe dy barazime në takimet, Ja Ar Plast – FC Parku 2-2 dhe Jata Market – North Gate 1-1.
Më poshtë edhe rezultatet e javës së 11-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:
Grupi A
Barrikada – Panthers Shkodër 0-1
ATS – PRIMO MFC 0-1
Legjendat 9×9 – Hidro Alfa 3-0
Dymbëdhjeta – MD 5-1
Elso – Vila – L 0-2
FB Passion – Vatër 1-2
Raiffeisen Bank – Ferraj FC 3-0
FC Illyrian Eagles – FC Luminesen 0-3
Grupi B
Coca Cola Tepelena – Kastriotët 0-2
Albamer – Antigonean 1-3
FC Dajti – Al Ar 1-0
Gaia Triumph – Friends Team 0-2
FC Confucius – Roamel 3-0
Ja Ar Plast – FC Parku 2-2
Jata Market – North Gate 1-1
FC Musa – Big-Bite 2-5