Tuesday, May 14, 2024

FSHF Sunday League/Paraqitje fantastike e Panthers Shkodra. 4 ndeshje, 4 fitore dhe kryesim i renditjes së bashku me Prestige MFC me nga 12 pikë

Lexo

U luajtën sipas programit javën e kaluar ndeshjet e javës së katërt të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, që organizohet nga FSHF, teksa bie në sy një rivalitet i fortë në të dyja grupet e zonës së Tiranës ku marrin pjesë 35 skuadra.

Për tu theksuar është paraqitja fantastike që po bën ekipi i Shkodrës MFC Panthers, i cili nën drejtimin e trajnerit Fatmir Axhani, në katër javë kampionat ka realizuar katër fitore. 12 pikë këto të merituara për këtë skuadër, e cila kryeson kampionatin në grupin A së bashku me Prestige MFC, skuadra kampione në fuqi, e cila ka po aq pikë, por me galaverazh më të dobët është në vend të dytë.

Të dyja skuadrat në fjalë fituan këtë javë, Panthers Shkodra kundër North Gate me rezultatin 3-0 si dhe Prestge kundër Futura Dent 2-0. FC Dussel u ndal këtë javë në një barazim pa gola nga Ferraj FC, duke zbritur në vendin e tretë me 10 pikë. Fitore dhe për Roamel, KKD, MD dhe Albamer në këtë javë, ndërsa në dy sfidat e tjera u regjistruan dy barazime.

Në Grupin B, skuadra e ATS vazhdon të ruajë pathyeshmërinë pasi mundi edhe këtë javë Friends Team me rezultatin 3-1, duke mbajtur e vetme primatin e renditjes me 12 pikë të grumbulluara në 4 javë. Në vendin e dytë është sërish Hidro Alfa që shkoi 10pikë pasi mposhti Raifessen Bank, e ndjekur në renditje nga NOVA, IMMI dhe Dajti me nga 9 pikë. Nova dhe IMMI arritën të fitonin këtë javë përkatësisht ndaj Barrikadës dhe Enco Al, ndërsa Dajti pësoi humbjen e parë në përballjen me Kastriotët, duke humbur mundësinë për të qëndruar me hapin e kryesuesve.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së katërt të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:

FSHF Sunday League Albania

Java e 4-t

Grupi A

BTL – VILA-L MFC                              1 – 1

JU AR PLAST – ANTIGONEAN          1 – 1

ROAMEL – Pastaria                           1 – 0

Ferraj FC – FC Dussel                         0 – 0

North Gate – Panthers Shkodër                    1 – 3

Futura Dent – Prestige MFC              0 – 2

ALBAMER – FB PASSION                               4 – 0

KKD – JATA MARKET                        4 – 2

COCA COLA TEPELENA – MD                       1 – 3

Grupi B

Kastriotët – DAJTI                             3 – 1

Barrikada – NOVA                             0 – 3

FC Confucius  – ELSO                         1 – 2

HOMELAND PATRIOTS – Al Ar         1 – 2

Enco Al – IMMI                      0 – 4

RAIFFEISEN BANK – Hidro Alfa       0 – 2

Friends Team – ATS                          1 – 3

ECO EMPIRE – SECURITY OKTAPUS                        2 – 5

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img