Friday, December 27, 2024

FSHF-Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Shkodra dhe Fieri kalojnë në finalen e grupmoshës U-13

Lexo

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ka mbërritur tashmë në fazën kulmore me takimet e fundit të luajtura këtë të mërkurë në Fier dhe në Kamëz, ku u përcaktuan edhe finalistët e grupmoshës U-13.

Ekipet e përfaqësueseve rajonale të Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës për moshën U-13 u përballën sot në ambientet e aneksit të stadiumit “Loni Papuçiu”, për të zgjedhur fituesen e kësaj grupmoshe, ndërsa edhe në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, Tirana, Durrësi, Lezha dhe Shkodra u përballën për të përcaktuar finalistin e grupit të tyre.

Ndeshja e parë mes Lezhës dhe Tiranës u mbyll me fitoren e lezhjanëve, të cilët siguruan finalen e vogël pas penalltive. Në takimin shumë emocionues mes dy ekipeve, koha e rregullt u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive u treguan më të saktë lezhjanët, të cilët triumfuan me shifrat 4-3. Edhe fituesi i ndeshjes tjetër u vendos nga penalltitë, me Shkodrën që mundi Durrësin me 11-metërsha me rezultatin 3-1 dhe kaloi në finalen e vogël të grupit, ku u përball me Lezhën.

Në ndeshjen finale, Shkodra mposhti Lezhën me rezultatin e ngushtë 2-1, një fitore që i siguroi biletën për në finalen e së enjtes përballë Fierit U-13. Sakaq, në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, Tirana triumfoi ndaj Durrësit me rezultatin e thellë 4-0.

Në takimet e zhvilluara në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’, Fieri u shpall fitues i kësaj grupmoshe, pasi mundi Korçën fillimisht dhe në finalen e vogël ekipin e Elbasanit. Në ndeshjen e parë, Fieri barazoi me rezultatin 1-1 me Korçën në kohën e rregullt, por fierakët siguruan finalen pas 11-metërshave, ku fituan me shifrat e ngushta 5-4. Në takimin tjetër të grupit, Elbasani mposhti me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Gjirokastrës.

Finalja e vogël e këtij grupi përfundoi me fitoren e thellë 5-0 të Fierit ndaj Elbasanit, në një ndeshje emocionuese dhe shumë të luftuar nga të dyja ekipet. Sakaq, në takimin për vendin e tretë dhe të katërt, Korça mundi Gjirokastrën me rezultatin 5-2.

 

U-13 dt.2011: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.10.05.2023 (E Mërkurë)

Tirana 0–0 Lezha (3-4 me penallti)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz     

 

Durrës 0-0 Shkodër (1-3 me penallti)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz  

 

Ndeshja finale

Lezha 1-2 Shkodra

Golat: Muça (55’)/ Kiasi (7’), Muça (9’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz 

 

Ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Tirana 4-0 Durrës

Golat: Karabushi (48’; 54’), Hajdini (56’), Sijoni (58’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

U-13 dt.2011: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.10.05.2023 (E Mërkurë)

Fier 1–1 Korçë (5-4 me penallti)

Golat:  Arbri (50’)/ Tahiri (15’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Gjirokastër 4–0 Elbasan 

Golat: Samurri (50’), Hamolli (31’), Hida, (35’), Gaxhja(39’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Ndeshja finale

Fier 5–0 Elbasan 

Golat: Gjika (2’), Peçuli (9’), Zeneli, (35’), Bylaj (42’)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier    

 

Korça 5–2 Gjirokastër

Golat: Tahiri, Molla, Tahiri, Petriti, Mindili/ Kapllani, Ziaj

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img