Friday, November 22, 2024

FSHF vendos, java e tretë e Superiores e gjitha të shtunën, Vllaznia-Tirana në orën 16.45

Lexo

Pas një pushimi dhjetë ditor, Superliga e futbollit shqiptar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së tretë. Sipas vendimit më të fundit të marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen të shtunën e 21 nëntorit. Sfida më e rëndësishme e kësaj jave, Vllaznia-Tirana, ose më ndryshe siç njihet prej vitesh në masën e tifozërisë si “klasikja e futbollit shqiptar” është përcaktuar të luhet në orën 16.45. Po në orarin e “Loro Boriçit” të Shkodrës, do të luhen edhe dy sfidat e tjera të kësaj dite, në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta-Kukësi dhe “Elbasan Arena” Partizani-Laçi. Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të javës së tretë, Bylis-Skenderbeu dhe Kastrioti-Apolonia do të startojnë më herët, duke filluar nga ora 13.45.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img