Ndërprerja e kampionatit shqiptar për shkak të ndeshjeve të kombëtares kuqezi, në kampin kuqeblu është menduar të kompensohet me një ndeshje miqësore. Dhe, për këtë është gjetur skuadra e Superligës së Kosovës, Drenica, edhe ajo në moment pause të kampionatit të atjeshëm për të njëjtin motiv të angazhimit të kombëtares së tyre në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kuqeblutë, takimin e fundit e patën të premten e kaluar për Kupë ndaj Elbasanit në “Loro Boriçi”, ndërkohë që rikthehen po në “Loro Boriçi” të shtunën e kësaj jave për ndeshjen e javës së tretë të Superligës, klasiken Vllaznia-Tirana. Në pritje të këtij ballafaqimi, tekniku Brdariç ka mundësi të testojë lojtarët e tij përballë skuadrës kosovare që drejtohet nga gjirokastriti Bledar Devolli, ku krahas skuadrave të tjera të futbollit shqiptar, në karrieren e tij sportive ka luajtur edhe për Vllazninë. Skuadra e re e Devollit vjen në këtë përballje pas një përformance shumë të mirë në futbollin kosovar, ku në katër ndeshjet e para të drejtuara prej tij ka një bilanc shumë pozitiv, 3 fitore dhe 1 barazim. Po kështu, edhe Vllaznia, po aq sa kundërshtari ka bilancë pozitiv, me katër fitore radhazi, dy në Kupë dhe dy në kampionat. Pikërisht për këtë nivel optimal të dy skuadrave në fjalë, miqësorja e së martës pritet t’i shërbejë profesionalisht në mënyrën më të mirë të dyja skuadrave për një testim shumë serioz përpara rikthimit në kampionatet e tyre. Nga sa bëhët e ditur, miqësorja në fjalë do të luhet të martën në Kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare, Kamzë duke filluar nga ora 12.00.
Lexo
Kupa e Shqipërisë mbyllë turin e dytë. Zyrtarizohen 4 çiftet çerekfinaliste, dhe datat kur do të luhen ndeshjet
Janë mbyllur 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe 8...
U eleminua nga Kupa, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa, premton një Erzen potent në kampionat!
Erzeni, humbi derbin durrsak duke u mundur në përballjen e sotme 1-0 nga Teuta. Humbje kjo e eleminon nga...
Teuta-Erzeni 1-0. Martini: E merituam kualifikimin, kërkojmë Europën!
Durrsakët gjenden në një pozitë të vështirë në fundin e tabelës së klasifikimit të kategorisë Superiore, por me fitoren...
Të fundit
Kupa e Shqipërisë mbyllë turin e dytë. Zyrtarizohen 4 çiftet çerekfinaliste, dhe datat kur do të luhen ndeshjet
Janë mbyllur 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe 8...
Futboll
U eleminua nga Kupa, drejtori sportiv i shijakasve, Ervis Xhafa, premton një Erzen potent në kampionat!
VeriuSport - 0
Erzeni, humbi derbin durrsak duke u mundur në përballjen e sotme 1-0 nga Teuta. Humbje kjo e eleminon nga vazhdimësia e konkurimit në Kupën...
Futboll
Teuta-Erzeni 1-0. Martini: E merituam kualifikimin, kërkojmë Europën!
VeriuSport - 0
Durrsakët gjenden në një pozitë të vështirë në fundin e tabelës së klasifikimit të kategorisë Superiore, por me fitoren e sotme ndaj Erzenit kualifikohet...
Futboll
Gruda në fushë dhe Martini në pankinë, dy shkodranë kualifikojnë Teutën në çerekfinale
VeriuSport - 0
Teuta-Erzeni 1-0(Shënues: Gruda 83’)Teuta ia del të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një gjë të tillë e ka realizuar duke eleminuar Erzenin...