Kukësi-Skënderbeu 0-2(Shënues: Rashica 32’, 68’)
Kukësi:Tafas,Reçi,Lamçe(Murati 65),Zhongo,Lleshi(Fejzaj 46),Mingo,Hasaj(Laval 59),Beshiraj(Hilaj 65),Solodovnikov,Salami,Lala(Zenunaj 59) Trajner:Bledar Devolli
Skënderbeu:Alia,Prençi,Rabiu,Liço,Rashica(Lika 90),Nikaj(Janaqi 65),Gërço,Vangjeli(Shaqe 90),Randi,Juri,Djantu Trajner:Ivan Gvozdenoviç
Gjyqtarë:Indrit Myrtja(Shkodër),Elvis Gjoka(Lezhë),Jetmir Podgorica,Ditmir Grimci(Shkodër) Var:Eldorjan Hamiti(Lezhë) Avar:Ridiger Çokaj(Lezhë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vezhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Përballja mes Kukësit dhe Skënderbeut, takim i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Kukës Arena” ishte mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, sidomos për verilindorët që për të ishte shpresa e fundit për mundësinë e mbijeteses.
Ndeshja e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me fitoren e korçarëve me rezultatin 0-2, që do të thotë fundosje e verilindorëve drejt largimit nga kategoria Superiore dhe frymëmarrje për korçarët që largojnë rrezikun e rënies nga kategoria, madje ndoshta kanë mundësitë të shikojnë edhe diçka më shumë drejt “Final 4”.
Të dy golat për Skënderbeun u shënuan nga Rashica, teksa pas këtij triumfi korçarët shkojnë në kuotën e 44 pikëve në vendin e 6-të. Në krahun tjetër, Kukësi mbetet në vendin e fundit me 26 pikë,dhe është shumë pranë rënies në Kategorinë e Parë.
Fatos LAMAJ