Ka qënë ndër skuadrat jo pak potente të kategorisë Superiore, sidomos në dy fazat e para të kampionatit, madje duke pretenduar të jetë në grupin e skuadrave më të mira të sezonit, por çuditërishë pati një rënie aq të thesuar sa rrezikoi seriozisht rënien nga Superioja. Për të vijuar qëndrimin në Superioriore, krutanëve iu desh të përballeshin me beratasit e Tomorrit. Gjë, të cilën e arriti duke regjistruar një fitore me rezultatin 2 me 1.
Në ndeshjen Play Out, atë kundët Tomorit të Beratit, skuadra krutane ka arritur të marrë një fitore 2-1, që i jep të drejtën të qëndrojë mes më të mirëve dhe në sezonin e ardhshëm. Një ndeshje e luftuar në stadiumin e Kamzës, me krutanët si skuadër pritëse. Të besuarit e trajnerit Ndreu kishin inisiativën përballë beratasve, të kujdesshëm në mbrojtje dhe me kundërsulme të rrezikshme. Canka kishte mundësinë më të mirë për Tomorin në pjesën e parë, por traversa i mohoi golin. E menjëhershme përgjigja e krutanëve, që arritën të zhbllokojnë rezultatin me anë të Mehmetit në fundin e 45 minutave, 1-0.
Formacioni krutan, në minutën e 63-të të takimit arriti të dyfishojë me Rezin duke e bërë akoma më të besueshëm qëndrimin në Superiore. Një gol në fundin e takimit për Tomorin, me firmën e Qatos, por që shërben sa për statistikë, pasi fati i ndeshjes nuk ndryshon. Kastrioti qëndron në Superiore, ndërsa Tomori duhet të luftojë edhe njëherë në Kategorinë e Parë.