Austria mundi Maqedoninë e Veriut 3-1 në Bukuresht. Ndeshje e komplikuar për ekipin kombëtar të drejtuar nga Franco Foda kundër debutuesve ballkanas. Vendosin golat nga Arnautovic, Gregoritsch dhe Lainer, ndërsa Pandev shënoi në barazimin momental 1-1.
Lojë me tension dhe e ekuilibruar në fillim të ndeshjes. Nga njëra anë Austria e vetëdijshme se duhet të fitojë për të shpresuar të mbetet në garën për një vend në raundin e dytë, nga ana tjetër entuziazmi maqedonas për debutimin historik. Dhe kështu duhet pritur minuta e 18-të për të parë një veprim interesant. Është goli i austriakëve: veprimi i Sabitzerit, me Alioskin që zhduket, dhe Lainer që finalizon si duhet, 1-0.
Reagimi maqedonas vjen pak nga pak. Dhjetë minuta më vonë Alaba dhe portieri Bachmann nuk merren vesh mirë me njëri tjetrin në një situatë të thjeshtë dhe Pandev gjen një top për të shtyrë në rrjetë. Goran, 37 vjeç dhe 321 ditë, bëhet shënuesi i dytë më i vjetër i një Europiani. Para tij një austriak, Ivica Vastic, i cili shënoi në moshën 38 vjet e 257 ditë.
Gjysma e dytë është me vuajtje për Maqedoninë e Veriut. Austria shtyn dhe Gregoritsch e detyron Dimitrievskin të fluturojë për të evituar rrezkun. Sidoqoftë, dhjetë minutat e fundit të lojës shënojnë ndryshimin e ingranazhit. Edhe njëherë Gregoritsch, në minutën e 78-të, pas një krosimi të Alaba nga e majta, arrin të mposhtë Dimitrievskin. Në minutën e 90-të, mbërrin gjithashtu dhe finalizimi i Arnautoviç, 3-1, që mbyll dhe sfidën.