Friday, October 18, 2024

Futboll Femra-Apolonia shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë 2023-24. Fieraket munden Partizanin në finale 1-2

Lexo

Partizani-Apolonia  1-2(Shënuese: Metall 90+1’ / Niabuto 64′, Hamonikaj 71’)

Partizani:Spaho,Dedgjonaj,Begallo,Xhabrahimi,Mema,Beqiraga,E.Gashi,Metalla,Kotarja,L.Gashi,Xheci Trajner:Aurora Seranaj

Apolonia:Hyska,Akinuande,Ndoj,Hamonikaj,Troka,Levenaj,Ukuoma,Tukaj,Sesu,Niabuto,Xhindole Trajner:Mariglen Kule

Gjyqtarë:Eglantina Pjetrushaj(Lezhë),Erinda Kume(Elbasan),Koleta Prenga(Durrës),Disela Lekgegaj(Rrëshen) Delegat:Endi Hyka(Tiranë)

Apolonia është skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Fieraket mposhtën Partizanin në finalen e luajtur në Shtëpinë e Futbollit me rezultatin 1-2.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë me fieraket që kaluan dy herë në avantazh me Niabuto dhe Hamonikaj në minutat 64′ dhe 71’. Partizani ngushtoi diferencat në shtesë me anë të Metallës që shënoi nga pika e bardhë,por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e sfidës.

Apolonia fiton kështu për herë të parë Kupën e Shqipërisë dhe mbyll një cikël dominimi absolut të Vllaznisë që kishte fituar të gjitha edicionet e mëparshme. Shkodranet u eliminuan pasi humbën ndeshjen në tavolinë me Gramshin për shkak se nuk zbritën në fushën e lojës,si pasojë e një problemi me autobusin e skuadrës gjatë rrugës.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img