Sunday, November 24, 2024

Futboll Femra-Botërori 2023 / Shqipëria barazon 1-1 me Kosovën

Lexo

Shqipëri-Kosovë 1:1(Shënues: Doçi 42’(penallti)/Limani 72’)

Shqipëria: Rexhepi, Hilaj, Curraj, Maliqi, Elezaj, Krasniqi, Franja, Gjini, Doçi, Hamidi, Maksuti. Trajner: Armir Grima

Në barazimin 1 me 1 ka përfunduar ndeshja e futbollit të femrave mes kombëtareve Shqipëri-Kosovë, takim ky i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” e vlefshme për Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran, Armir Grima zhvilloi një ndeshje të mirë, duke krijuar disa raste dhe duke u treguar kërkuese që në minutat e para të lojës. Goditja e parë e rrezikshme do të vinte në minutën e 13-të, kur Endrina Elezaj do të gjuante një top të fortë drejt portës kundërshtare, por që përfundon sipër rrjetës. Disa minuta më vonë, provon edhe sulmuesja Mimoza Hamidi, por topi kalon mbi kuadratin e portës. Lojë e mirë për vajzat kuqezi, që kërkojnë rrjetën kundërshtare. Në minutën e 35-të, tenton edhe Esmeralda Franja, që godet bukur me kokë brenda zonës, por topi nuk përfundon në rrjetë. 7 minuta më vonë, gjyqtarja e ndeshjes akordon një penallti në favor të skuadrës tonë, pasi Megi Doçi pengohet brenda zonës. Doçi vendos ta marrë vetë përsipër ekzekutimin e 11 metërshit, duke e kthyer në gol dhe duke kaluar në avantazh ekipin kuqezi.

45 minutat e dyta paraqesin në fushën e lojës një Shqipëri që e menaxhon mirë lojën, duke tentuar të ruajë rezultatin 1-0. Ekipi i Kosovës bën disa zëvendësime në këtë pjesë, teksa në minutën e 72-të gjen golin e barazimit me Valentina Limanin, e cila shfrytëzon bukur një asist të Memetit. 5 minuta më vonë, Grima vendos të hedhë në fushë Sara Begallon, për Mimoza Hamidin. Rezultati nuk ndryshon deri në fundin e lojës, me vajzat kuqezi që pavarësisht rezultatit zhvilluan një ndeshje të mirë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img