Monday, August 18, 2025

Futboll Femra-Fortesa Berisha, firmos për ekipin italian COMO në Serinë A. Golashënuesja e spikatur e Malisheves, Vllaznisë dhe kombëtares kuqezi, së bashku me Alma Hilajn e Arbenita Currajn që luajnë për GENOA, e çon në 3 numrin e futbollisteve shqiptare të Serisë A

Lexo

Jo vetëm meshkujt që realisht janë me shumicë në Kampionatin e Serisë A Italiane, por tashmë edhe femrat po bëjnë të njëjtën gjë duke u bërë pjesë e Serisë A të futbollit italian.

Krahas Alma Hilajt dhe Arbenita Currajt që janë pjesë e GENOA, tashmë edhe Fortesa Berisha do të luajë në Serinë A Italiane duke e çuar në tre numrin e futbollisteve shqiptare që luajnë në eliten e futbollit italian.

Karriera sportive e Fortesa Berishës është e pasur me suksese, duke nisur nga ekipi mëmë i saj Malisheva në kampionatin kosovar, për të vijuar me Vllazninë e Superligës shqiptare ku edhe u shpall kampione, si dhe në ekipin përfaqësues të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Armir Grima.

Një kapitull mbyllet, një ëndërr fillon…

Pas 8 viteve të mbushura me emocione, përkushtim, sakrifica dhe dashuri të pakushtëzuar për fanellën e KFF Malisheva, ka ardhur momenti të them faleminderit dhe mirupafshim.

Faleminderit familjes time, që gjithmonë ka qëndruar pas meje, më ka mbështetur edhe kur ka qenë e vështirë. Faleminderit trajnerit Valmir, që më besoi dhe më udhëhoqi me durim e dashuri, duke më bërë të ndihem e fortë edhe kur nuk kisha forcë. Faleminderit shoqeve të ekipit për gjithë momentet, për mbështetjen brenda dhe jashtë fushës.

Ky është një hap i rëndësishëm për mua, sepse po vazhdoj rrugëtimin tim në Serie A me Como Ëomen, por Malisheva do të mbetet gjithmonë pjesë e identitetit tim – sepse aty filloi gjithçka.

Shpresoj që në çdo hap të rrugëtimit tim, të përfaqësoj me dinjitet vendin nga vij – dhe t’ju bëj krenarë, ashtu siç jam vetë krenare që vij nga Malisheva.

Me shumë mirënjohje dhe gati për më shumë,

Fortesa Berisha”, shkruan në postimin e saj të rrjetit social, Fortesa Berisha.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img