Pas ndërprerjes së imponuar nga grumbullimi shtatë ditor i Kombëtares së vajzave dhe pjesëmarrjes në turneun “Visit Malta Trophy”, rikthehet këtë fundjavë “Abissnet Superiore” për vajza. Java e 11-të e kampionatit do të luhet këtë fundjavë, me sfida që pritet të dhurojnë emocione në fushën e lojës.
Të shtunën do të luhen dy nga takimet e kësaj jave, ndërsa tre ndeshjet e tjera do të luhen ditën e diel. Teuta – Vllaznia ngre siparin e javës së 11-të. Një ndeshje e lehtë në letër për shkodranet, që kërkojnë të mbrojnë titullin kampion. Sfida do të luhet në Durrës në ora 11:00. Në po të njëjtën ditë, Gramshi do të presë në shtëpi Partizanin, me të kuqet që duken më favorite për të dalë me pikët e plota nga kjo ndeshje. Sfida do të luhet në Gramsh në ora 12:00. Në takimin e tretë të së shtunës, Apolonia do të udhëtojë drejt Korçës, ku do të përballet me ekipin e Skënderbeut. Ndeshja është programuar të luhet në qytetin juglindor duke nisur nga ora 15:00.
Sakaq, të dielën do të luhen dhe dy takimet e tjera të javës. Kinostudio – Lushnja është programuar të luhet në QSK Kamëz, duke nisur nga ora 12:00, teksa sfida Tirana – Laçi do të jetë ndeshja përmbyllëse e javës së 11-të, një takim që do të zhvillohet të dielën në kompleksin “Skënder Halili” në Tiranë duke nisur nga ora 13:00.
Ndeshjet e javës së 11-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:
Gramshi – Partizani, 02.03.2024, ora 14:00
Skënderbeu – Apolonia, 02.03.2024, ora 15:00
Teuta – Vllaznia, 02.03.2024, ora 11:00
Kinostudio – Lushnja, 03.03.2024, ora 12:00
Tirana – Laçi, 03.03.2024, ora 13:00