Saturday, July 27, 2024

Superiore-Sot tre ndeshjet e para të javës së 26-të: Egnatia-Dinamo, Laçi-Skënderbeu dhe Partizani-Kukësi

Lexo

Java e 26-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë Abissnet Superiore, nis sot duke pasur në program tre duelet e para: Egnatia-Dinamo, Laçi-Skënderbeu dhe Partizani-Kukësi.

Dy përballjet e para nisin në orën 13:30. Egnatia pret në Rrogozhinë Dinamon. Rrogozhinasit ruajnë vendin e parë, por nuk fitojnë prej katër ndeshjesh. Nga ana tjetër, “Nëndetësja” do të kërkojë të surprizojë duke rimarrë sërish vendin e saj në “Final 4”.

Në të njëjtën orë, Laçi pret Skënderbeun, me të dyja skuadrat që janë pretendente për “Final 4”, por një hap i gabuar mund t’i fusë sërish në luftën për mbijetesë.

Ndërkohë, sfida tjetër, Partizani-Kukësi, treta për ditën e premte, nis në orën 17:00,  ku skuadra e kuqe kërkon rikthimin  te fitorja, teksa verilindorët luajnë shanset e tyre për mbijetesë.

Java e 26-të e Superiores, mbyllet nesër me dy përballjet e fundit, klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana dhe derbin durrsak, Teuta-Erzeni . Që të dy takimet në fjalë nisin në të njëjtën orë, 17:00.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 26-të të Superiores

Sot

EGNATIA – DINAMO 13:30

LAÇI – SKËNDERBEU 13:30

PARTIZANI – KUKËSI 17:00

Nesër

VLLAZNIA-TIRANA 13:30

TEUTA-ERZENI 13:30

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img